Darka me shokët që përfundoi tragjikisht, identifikohen dy viktimat e aksidentit në Thumanë

Darka me shokët që përfundoi tragjikisht, identifikohen dy viktimat e aksidentit në Thumanë

Një darkë me shokët në Tiranë ka përfunduar tragjikisht për dy djem nga Lezha. Aksidenti rrugor që ndodhi pak para mesantës në aksin Fushë Krujë-Thumanë i mori jetën Roland Kacani, 28 vjeç, nga Tirana; dhe pasagjerit të vendit të pare, Altin Prendushi, 25 vjeç, nga Lezha.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dhe dy shokët e tyre Bledar Dautio 31 vjeç nga Tirana dhe L.S., 27 vjeç banues në Laç.

Mësohet se katër të rinjtë shokë me njeri tjetrin kishin lënë takim në Tiranë, ku pasi kishin ngrënë darkë në një lokal, ishin nisur drejt Lezhës. Dyshohet se dy të rinjtë nga Tirana do përcillnin drejt Lezhës dy shokët e tyre, por ky udhëtim u ka marrë jetën.

Mendohet se teksa mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe është përplasur me trafikndarësen duke bërë që të pësojë dëmtime të mëdha, çka u ka marrë jetën dy të rinjve dhe ka lënë të plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së lënë pas, rreth orës 23:40 të së mërkurës, në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, ku mjeti me targa AA 166 LA u përplas me trafikndarësen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave që shkaktuan aksidentin si dhe për të përcaktuar nëse drejtuesi i mjetit ndodhej nën efektin e alkoolit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy