Putin: Evropa s’ka alternative tjetër veç naftës dhe gazit rus

Putin: Evropa s’ka alternative tjetër veç naftës dhe gazit rus

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Evropa nuk ka alternativë përveçse të vazhdojë të përdorë energjinë ruse, duke paralajmëruar për pasoja ekonomike "jashtëzakonisht të dhimbshme" nëse kontinenti përpiqet të zëvendësojë furnizimet. 

"Një zëvendësim i arsyeshëm për Evropën thjesht nuk ekziston," tha Putin për mediat të enjten.

"Thjesht nuk ka vëllime rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA, të cilat mund të dërgohen në Evropë, do t'u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë", u shpreh shefi i Kremlinit. 

Liderët në Evropë po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike, duke u shprehur se i kanë duart me gjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy