Zgjedhjet dhe primaret në Durrës/ Hoti: Votën e lirë do ta mbrojmë me çdo kusht (VIDEO)

Zgjedhjet dhe primaret në Durrës/ Hoti: Votën e lirë do ta mbrojmë me çdo kusht (VIDEO)

Teksa PD është futur në javën e dytë të bisedimeve dhe takimeve pas vendimit të dy grupimeve për të zhvilluar negociata me qëllim daljen në zgjedhje me një kandidat të vetëm, fryma në degën e Durrësit është drejt bashkimit.

Këtë e konfirmon kryetari i degës, Luan Hoti, për “MCN live”.

Sipas tij, vullneti i bazës në Durrës është për bashkim dhe bashkëpunim dhe se nuk janë pengesë primarët për këtë proces bashkimi mes dy ish-krahëve të ndarë.

Në Durrës u zhvillua një takim i kolegjit të kryesisë me drejtuesit e PD-së me z.Alibeaj dhe z.Bardhi, për të diskutuar të realizohet bashkimi mes të dy krahët e ndarë, si të Folotores edhe të neve.

Kemi pasur vullnet për bashkim, sigurisht ka deputetë që primaret i shohim si një pengesë, por ne në Durrës nuk i shoh si pengese dhe ne mund të nxjerrim kandidatin tonë dhe rreth tij të shkojmë unik në zgjedhje.

Nuk kemi shkuara akoma te emrat konkrete, njëherë të bashkohemi si degë, pastaj të flasim për kandidaturat. Nuk kemi diskutuar për emrat por do të dalim me një kandidatë.

Thirrja për bashkim ka ardhur që në zgjedhjet e 6 marsit, e vetmja zgjidhje për qytetin është bashkimi i degës që të dalim të gjithë përballë PD.

Sa i takon zgjedhjeve, kreu i PD-së në Durrës, thotë se janë të gatshëm që me çfarëdo forme dhe mjeti të mbrojnë votën në zgjedhjet vendore. 

Ne që me kohë kemi kërkuar ndihmë nga strukturat ligjore për parregullsitë gjatë votimeve, vjedhja e votës, dhe nuk ka ecur asgjë.

Duke parë që rrugët ligjore nuk kanë funksionuar, atëherë themi se do ta mbrojmë edhe ne votën, me çdo mjet, po të jetë nevoja edhe me armë, tej kësaj rruge po na çon qeveria.

Por nuk them se do të përdorim arme, në Durrës jo njëherë, armën e përdori qeveria, jo opozita, opozita nuk përdor armë.

Nëse mbrohet vota me force, me çdo mjet, atëherë bie kjo qeveri.

Do marrim masa për tu bashkuar, nëse do shkojmë të ndarë pastaj edhe mbrojta e votës nuk ka ndonjë vlerë, nëse shkojmë të bashkuar, shanset janë që të fitoj Durrësit bashkinë, pastaj do ngremë grupet tona dhe të gjitha rrugët o të fitojmë ose e pranojmë humbjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy