A ishte një sulm terrorist? Detaje të reja nga ngjarja pranë Muzeut të Luvrit në Paris

A ishte një sulm terrorist? Detaje të reja nga ngjarja pranë Muzeut të Luvrit në Paris

Sulmi që ndodhi sot në Paris ndaj disa ushtarëve pranë muzeut dyshohet të jetë një sulm terrorist. Sipas gazetës vendase “Le Figaro”, katër ushtarë janë sulmuar në Luvër sot rreth orës 10:00. Dy prej tyre janë plagosur. Ushtarët janë përgjigjur me zjarr.

Sipas informacioneve të para, një rojë ka hapur zjarr në drejtim të një personi që e sulmoi pranë harkut të vogël të triumfit në Carrousel, jo shumë larg muzeut të Luvrit.

Agresori përshkruhet si një burrë me thikë në dorë dhe dy çanta, të cilat i janë kërkuar për kontroll nga personeli i sigurisë.

Mësohet se agresori ka kërcënuar fillimisht ushtarët, ndërsa më pas ka bërtitur: "Allahu Akhbar".

Ushtari ka qëlluar pesë herë në drejtim të tij, duke e plagosur në zonën e barkut.

Pas kontrollit të çantave, rojet konstatuan se në to nuk kishte lëndë eksplozive.

Ndërkohë, një person i dytë është ndaluar për verifikime, pas dyshimeve të policisë.

Ngjarja u cilësua si incident i rëndë për sigurinë publike nga ministri i Brendshëm francez, ndërsa kryeministri Bernard Cazeneuve, i cili u kthye me urgjencë nga periferia e Parisit, ku ndodhej për një vizitë, tha se sulmi kishte karakter terrorist.

Muzeu i Luvrit dhe një pjesë e zonës përreth janë të mbyllura për momentin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy