Krasniqi: Vendimi i pamenduar i Kurtit për targat i shërbeu si amnisti Vuçiçit për qëndrimin ndaj Rusisë (VIDEO)

Krasniqi: Vendimi i pamenduar i Kurtit për targat i shërbeu si amnisti Vuçiçit për qëndrimin ndaj Rusisë (VIDEO)

Për profesorin Milazim Krasniqi riintegrimi i serbëve në veriun e Kosovës nuk bëhet me masa policore.

Duke folur përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live, Krasniqi deklaroi se kriza në veri ishte amnistia që i duhej presidentit Vuçiç për të mos mbajtur një qëndrim ndaj Rusisë në lidhje me luftën që po zhvillohej në Ukrainë.

Duke vijuar më tej, Krasniqi tha se qeveria Kurti duhet ta rikonsiderojë këshillën e amerikanëve për të shtyrë afatin për targat..

Padyshim që kriza e Kosovës është shumëplanëshe dhe çdo takim është i rëndësishëm. Takimet në Francë mund ta kenë vlerën në aspektin e deskalimit, ajo që ngelet është përmasa e krizës që ekziston në Kosovë dhe kërkon bashkërendim të gjithë palëve. SHBA dhe NATO kanë potenciale për të deskaluar krizën. Takimet mund të jenë të dobishme, por s’mund të përdoren si fasadë.  SHBA-të janë zhgënjyer me Kurtin që nuk i ka dëgjuar që të bëjë një shtyrje të vendimit për targat. Ky vendim i Kurtit është shfrytëzuar si pretekst nga Serbia për ta eskaluar situatën, ka qenë një shans i dhënë nga vendimi i pamenduar mirë nga Kurti

Nga qershori i 199 kur hyri KFOR pjesa veriore defacto është e ndarë dhe ka dalë jashtë kontrollit. Lista Serbe atje përfaqëson serbët e Kosovës, por urdhrat i merr nga Beogradi , kemi të bëjmë më një problem human dhe politik. Duhet një projekt për integrimin e serbëve dhe nuk bëhet me masa policore. Në vend që Kurti të jepte një mesazh për vullnetin për ri integrimin, ndodhi e kundërta. Projekti i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe shkatërrimi i shtetit. Qeveria jonë nuk është treguar plotësisht  pragmatike për të parë raportin e forcave dhe për të dëgjuar SHBA-të.Amerikanët e dinin  cili ishte plani serb. Kjo i duhej Vuçiç pasi ishte ne presion, dhe kjo krizë e ka amnistuar dhe askush s’po merret më me qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë. Po merremi me pasojat e një veprimi jo të menduar mirë. Çdo takim është i mirëseardhur , por nuk besoj se takimi në Paris as me Vuçiçi dhe Macroni nuk mund ta zgjidhë këtë çështje. Qeveria duhet ta rikonsiderojë këshillën për ta hequr vendimin e targave nga rendi i ditës.

Më tej, Krasniqi tha se Kurti është mbyllur në qëndrimin e tij. Për profesorin, duhet hapja e një dialogu nga ana e qeverisë së Kosovës me serbët lokalë në mënyrë që të krijohet një dozë besimi.

Riintegrimi i serbëve me mjete policore është i pamundur. Hapja e një dialogu me serbët lokal nga ana e qeverisë që të krijohet një dozë mirëbesimi, se dalja nga institucione e ka shkatërruar atë shkallë të integrimit të tyre. Nuk bëhet fjalë për targa, por për komprometimin e strukturave institucionale në veri.

Për Krasniqin nuk ka indikacione që konflikti të zgjerohet, por e gjithë kjo situatë tregon dështimin e politikave të Albin Kurtit.

Nuk ka indikacione që konflikti mund të zgjerohet, dhe qeveria jonë duhet të ishte më komode dhe më pak histerike. Kurti ka provokuar serbët lokalë, kjo është dështim i politikës së tij. Dështim konceptual dhe praktik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy