
Vincenzo Carrozza u kthye nga Ukraina rreth dhjetë ditë më parë, por valixhja e tij është gjithmonë gati. Ai mund të thirret përsëri brenda natës dhe të largohet përsëri.
Prej pesë vitesh e gjysmë, mjeku italian ka zgjedhur të punojë si kirurg në zona lufte, në terren. Në detyrën e tij të fundit për një agjenci private, ai shpëtoi tre mercenarë të huaj të plagosur gjatë një sulmi rus.
Por tmerret e luftës nuk harrohen: “Kam makthe, kam nisur të ëndërroj shtëpi që shpërthejnë dhe fëmijë që digjen”, tregon ai për Tgcom24.
Mjeku me origjinë nga Kalabria, është mësuar të punojë prej vitesh në zonat e luftës për NATO-n dhe OKB-në. Ai ka qenë në Kosovë, Somali, Mali, Nigeri, Niger dhe Afganistan. Misioni i tij i fundit ishte jashtëzakonisht delikat, i porositur nga një agjenci private, të cilën ai nuk mund ta bëjë publike për arsye sigurie. Një mision me konfidencialitetin maksimal.
Në 12 orë bëmë gjithçka, tre u plagosën, një helikopter na çoi në fushë, na priste një autoambulancë e blinduar, njëri nga kontraktorët e huaj kishte një plumb në stomak, tjetri në mes të gjoksit, i treti nuk kishte lëndime serioze. Ne ia dolëm t’i stabilizonim dhe t’i çonim të sigurt në Rumani, i cili është vend i NATO-s. Duke pasur parasysh delikatesën e operacionit, çdo detaj shpjegohet kur ndodhesh në fluturim për në destinacion. Nuk mund të marrësh as telefonin me vete... Takova kolegët e mi në bord, që të gjithë vullnetarë. Unë punoj duke e quajtur veten “Ekipi fantazmë”. Në fund të fundit, nuk duhet të kishte mbetur asnjë gjurmë e pranisë sonë në Ukrainë. Zjarret që pasojnë shpërthimet, djegin gjithçka. Dhe unë, për herë të parë në jetën time, tani kam makthe. Ëndërroj shpërthime shtëpish dhe fëmijë që digjen brenda tyre.



