Nuk ndalen sulmet në Kashmir, 4 ushtarë indianë vriten gjatë përplasjes me militantët

Nuk ndalen sulmet në Kashmir, 4 ushtarë indianë vriten gjatë përplasjes me militantët

Katër ushtarë indianë raportohet se janë vrarë në një përplasje me militantët thotë policia.

Përplasja ndodhi në rrethin e Pulwama, ku më shumë se 40 ushtarë indianë u vranë në një sulm vetëvrasës të enjten.

Një civil u vra gjithashtu në shpërthim, ndërsa trupat indiane filluan një operacion kërkimi në zonë.

Ndërkohë, Pakistani ka thirrur për konsultime ambasadorin e tij nga Nju Delhi, pas rritjes së tensioneve në mes të dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore, ka njoftuar Zyra e Jashtme e Islamabadit.

India thiri diplomatin e saj të lartë nga Pakistani pas sulmit të së enjtes në të cilin tha se shteti pakistanez ishte bashkëpunëtor.

Policia thotë se dy militantë të bllokuar në fshatin Pulwama janë vrarë në operacionin e së hënës.

Por Pakistani mohon ndonjë rol në sulmet, të cilat u morën përsipër nga një grup që bazat i ka në tokën e tij në Jaish-e-Mohammad (JeM).

Policia thotë se dy militantë të bllokuar në fshatin Pinglena u vranë në operacionin e së hënës. Të dy janë anëtarë të (JeM) dhe një është një shtetas pakistanez, thanë autoritetet.

Zyrtarët e sigurisë indiane po u bëjnë thirrje fshatarëve të qëndrojnë brenda.

Shkëmbim i fortë zjarri është dëgjuar dhe zyrtarët e sigurisë indiane po u bëjnë thirrje fshatarëve të qëndrojnë brenda.

Policia i tha BBC se kur ata gjuajtën "të shtëna paralajmëruese" në një shtëpi në fshatin Pinglena ku militantët ishin fshehur, ata u kundërpërgjigjën. Një oficer i cili u plagos rëndë, është dërguar në spital.

Pronari i shtëpisë u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, shtoi policia.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi një sulm vetëvrasës me bombë ka lënë të vdekur të paktën 40 zyrtarë paramilitarë në territorin e kontestuar.

India ka akuzuar një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetje të militantëve në territorin e Kashmirit, që ka shumicë myslimane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy