Turistët e huaj do të mund të vizitojnë një qytet në Korenë e Veriut në dhjetor, pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve për shkak të pandemisë Covid.
Të paktën dy operatorë me bazë në Kinë njoftuan se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.
Koreja e Veriut u mbyll në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe filloi të zbusë vetëm në mesin e vitit të kaluar.
Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor të vendit.
"Deri më tani vetëm Samjiyon është konfirmuar zyrtarisht, por ne mendojmë se Pheniani dhe vendet e tjera do të hapen gjithashtu”, tha një nga operatorët turistik në Facebook.



