Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal, hap sezonin veror

Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal, hap sezonin veror

Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të bëhen.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kryebashkiakja, Juliana Memaj si dhe deputetë të zonës.

Klosi u shpreh se ky qytet do të transformohet, për të ofruar më shumë vende pune dhe mirëqenie.

B6062cbb 78fa 4998 815f 22281d740976

Është një festë shumë e bukur e organizuar sot. Edhe me daljen nga pandemia edhe me shtimin e imazhit të Dimalit. Shumë mirë që jeni kaq shumë. Do vazhdojmë festat, do bëjmë aktivitete. Do na duhet shumë që ta transformojmë këtë qytet që ka kaq shumë djem dhe vajza, të cilët duhet të kuptojnë që këtu e kanë jetën këtu do e ndertojnë jetën e tyre.

Shumë faleminderit Juli për këtë që ke bërë për këtë qytet, një qytet që është transformuar krejt por që ka shumë nevojë të hapen me shume vende pune të sigurojë më shumë mirëqenie. Natyrisht të jetë një qytet më i fortë. Prandaj ju premtojmë që Dimalin do të duhet që të gjithë së bashku ta promovojmë ta forcojmë dhe ta cojmë aty ku e ka vendin”, deklaroi Klosi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy