Radarët, tenderi i Kodhelit me vulën “sekret” që zemëroi SHBA

Radarët, tenderi i Kodhelit me vulën “sekret” që zemëroi SHBA

Skandali i mosfunksionimit të radarëve të detit të Ministrisë së Mbrojtjes është luajtur para syve të autoriteteve amerikane. Fillimisht, ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që i shkroi Mimi Kodhelit që të mos e largonte nga mirëmbajtja e sistemit të radarëve kompaninë amerikane Lockeed Martin”. Madje, ministrja është informuar mbi abuzimin me tenderin, ku është katërfishuar vlera e mirëmbajtjes, në krahasim me çmimin që ofronte kompania amerikane për këtë punë. Korrupsioni me këtë tender mbante vulën “sekret”, një hile që përdorej  për të mos iu nënshtruar ligjit të tenderimit publik. Në fakt i njëjti tender, më parë bëhej “i Hapur”. Kodheli, sipas informacioneve të besueshme, e ka kundërshtuar me forcë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që iu dërgua me shkresën Nr. Prot. 125/54, datë 30.09.2015.  Krahas konstatimeve të mangësive dhe shkeljeve të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, të cilat paralelisht ishin trajtuar me detaje në Raportin Përfundimtar të Auditit, KLSH ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e shumë masave (masa organizative, masa administrative-financiare me qëllim “shpërblim dëmi ekonomik” si dhe masa disiplinore), ku ndër më kryesoret ishin për procedurën e sistemit të radarëve. Por, çfarë ka ndodhur pas këtyre rekomandimeve? Heshtja e mbuloi skandalin deri në fund të qëndrimit në detyrë të Kodhelit.  
Raporti
“Gjatë auditivit të proceduarave të prokurimit u konstatua se procedura e tenderit me objekt “Blerje, furnizim, instalim, vënia në punë e SIVHD” zhvilluar në vitin 2014, me vlerë të realizuar të kontratës, rreth 58, 000 mijë lekë, fituar me vlerë të plotë, është vendosur e “klasifikuar” në nivelin e sigurisë “I kufizuar”, e cila nuk i nënshtrohet ligjit “Për prokurimin publik” nr. 9643, datë 20.11, 2006, i ndryshuar. Nga verifikimi në tërësi i dokumentacionit të dosjes, përfshirë dhe pasqyrën e inventarit shoqërues të dosjes, u konstatua se konsiderimi i kësaj procedure tenderi  ‘I klasifikuar” , nuk është mbështetur në ndonjë dokument. I njëjti tender në vitin 2011 është zhvilluar me procedurë “I hapur”. Në tërësi Autoriteti Kontraktues (AK) ka gabuar, jo vetëm në procedurë, por edhe në zgjedhjen e operatorit ekonomik pjesëmarrës. Normalisht AK duhet të kërkonte/ bënte ftesë në veçanti kompanisë “Lockheed Martin”, që e ka ndërtuar/vendosur në punë këtë sistem, si kompani e cila jep më shumë garanci e besueshmëri, dhe e ka ofruar këtë shërbim më parë me 220 000 dollarë, ose 4 herë më pak se vlera aktuale e tenderit. Gjatë llogaritjes së fondit limit, AK është shprehur se për çmimet e mallrave objekt tenderi u është referuar katalogëve përkatës të “GEM...” Itali,  “Lockheed Martin”, sipas çmimeve të librave të kontabilitetit të vendosura nga hyrjet e bëra nga kjo kompani, e cila është zbatuese e projektit të “SIVHD Dell”, etj., por ky moment nuk është i vërtetuar me dokumentacion. Në çdo rast AK ka pranuar çmimet e propozuara nga operatori ekonomik “IDEAL TEL” shpk , fitues i tenderit, me të cilin në vazhdimësi, ka pasur probleme për çmimet dhe afatin e përfundimit të punimeve, sipas kontratës  trajtuar në faqen 80 deri 83, 121 deri në 124, dhe 132 deri në 135 të Raportit Përfundimtar të Auditimit”.
Rekomandimet
“Autoriteti kontraktor gjatë ushtrimit të aktivitetit, duke respektuar kushtet e sigurisë, të orientojë kryerjen e shpenzimeve në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2016, i ndryshuar, me qëllim sigurimin e transparencës, konkurrencës etj. Në mirëpërdorimin e fondeve publike. Autoriteti kontraktor në të ardhmen, nisur nga specifikat që paraqet “Mirëmbajtja, vënia në punë e sistemit SIVHD....”, duhet të kërkojë jo vetëm kompaninë “Lockeed Martin”, e cila në bashkëpunimin e mëparshëm, përveç cilësisë etj., ka ofruar dhe çmime më të ulëta, por në një kontekst më të gjerë dhe/ ose çdo kompani tjetër të të njëjtit nivel që ofron besueshmëri, forcë dhe siguri në interesa më afatgjatë gjeopolitikë, ( kompani nga aleatët SHBA, Gjermani, Britani e Madhe)
Në rast të mos realizimit të kontratës me këto kompani,  duke pasur në konsideratë që ky tender është i përvitshëm, autoriteti kontraktor të orientojë/organizojë masat e nevojshme për realizimin e tij direkt nga prodhuesit  ( njëlloj si për blerjet për qëllime ushtarake), e cila do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve publike. Autoriteti kontraktor gjatë llogaritjes së fondit limit, të evidentojë burimin e çmimeve për mallrat/punët objekt prokurimi të ofruara dhe në çdo rast t’i dokumentojë ato në zbatim të pikës 2 të kreut III, të VKM 1 datë 10.01.2007”.
Vonesat e kompanisë në mirëmbajtjen e radarit
Operatori i zgjedhur nga Mimi Kodheli nuk e mirëmbante radarin sipas kushteve të kontratës. Kjo vërtetohet nga detyrat që lë Kontrolli i Lartë i Shtetit.  Kështu, në raportin e vitit 2015 kërkohet dëmshpërblim: “Për operatorin “I... T..” sh.p.k. në vlerën 2,482,217 lekë, për shkak se në tenderin me objekt “Blerje furnizim, instalim, vënia në punë e SIVHD ...” “Kontrata fillestare” me fond limit 63,019,515 lekë, ka vonuar zbatimin/dorëzimin e punimeve në kundërshtim me: - Seksionin II.3.1, të DST, në të cilën afati për kryerjen e punimeve për “Pjesën e parë” me fond limit 48,541,515 lekë, është përcaktuar 45 ditë kalendarike. - pikën 1.5. “Kohëzgjatja e marrëveshjes kuadër” të “Marrëveshje kuadër” nr. 540/2, datë 18.12.2013 pjesa e parë, në të cilën afati i përfundimit të kontratës është përcaktuar 45 ditë kalendarike nga dita e lidhjes së marrëveshjes kuadër. - nenin 10 “Kushtet e dorëzimit” të kontratës nr. 382/4 datë 30.12.2013 lidhur midis palëve, në të cilin është përcaktuar se ... furnizuesi do të fillojë furnizimin ... menjëherë pas nënshkrimit të kësaj kontrate dhe do të përfundojë brenda 45 ditëve kalendarike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy