<p>Gazetari Andi Tela thotë se ajo që SPAK e quajti sulm kibernetik ka shumë gjasa të ketë ardhur për shkak të një bashkëpunimi nga brenda institucionit. Tela tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se SPAK duhet të hetojë përtej dy individëve të përfshirë në këtë ngjarje. </p> <blockquote> <p><em>Dera nuk është hapur nga jashtë. SPAK të na sqarojë nëse ka qenë rrjedhje informacioni apo vjedhje informacioni. Pra a ka pasur bashkëpunim të brendshëm. Nëse flitet ëpr një grup të strukturuar kriminal, atëherë ka qëllime dhe nuk janë vetëm dy persona. SPAK të hetojë kush e hapi derën. Mund të ndodhë që pas një jave të bëhen publike informacione që del se janë hakeruar në atë rast. </em></p> </blockquote>



