
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook denoncimin e një mjeku i cili thotë se janë urdhëruar të vazhdojnë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer të skaduar në muajin korrik që duhej përdorur jo më larg se muaji tetor i vitit të shkuar.
Berisha shkruan se ky është një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve dhe i bën thorrje të gjithë qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.
Reagimi i plotë: Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut!
Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.
Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital. sb
Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor



