Më e vjetra nga piramidat egjiptiane, piramida me shkallë e Saqqara, mund të jetë ndërtuar me ndihmën e një ashensori uji, thënë ndryshe, një sistem hidraulik për ngritjen e gurëve të rëndë të ndërtimit.
Një fakt i tillë sugjerohet nga studimi i publikuar në revistën Plos One nga një grup kërkimor francez i udhëhequr nga instituti kërkimor Paleoteknik në Paris.
Piramida me shkallë e Saqqara, e ndërtuar si një kompleks funerari për faraonin e dinastisë së tretë Djoser, daton në vitin 2680 para Krishtit, por metoda e përdorur për ndërtimin e saj mbetet e paqartë.
Sipas analizës së re të kryer nga ekipi francez, rrethimi pranë Gisr el-Mudir, një strukturë me një funksion ende misterioz, mund të jetë përdorur si një digë kontrolluese për të mbledhur.
Një seri ndarjesh të gërmuara në tokë jashtë piramidës mund të kenë shërbyer si një impiant për trajtimin e ujit, duke lejuar që sedimentet të vendosen ndërsa rrjedha kalonte nga një ndarje në tjetrën.
Më pas uji i pastruar derdhej në dy puse të vendosura brenda vetë piramidës, ku forca e ngjitjes së saj kishte ndihmuar transportin me gurët e ndërtimit.
Studimi thekson se egjiptianët e lashtë mund ta kenë ndërtuar piramidën duke përdorur metoda të ndryshme ndërtimi, si për shembull rampa, duke u fokusuar në ngritjen hidraulike të gurëve kur kishte ujë të mjaftueshëm.
Megjithatë, do të nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar se sa ujë ishte në dispozicion në atë periudhë dhe si rregullohej rrjedha e tij nëpër puse.



