Ndërron jetë në moshë të re aktorja amerikane Annie Wersching, e njohur gjerësisht për rolin e agjentes së FBI-së Renee Walker në serialin “24” dhe zërin e Tess në videolojën “The Last of Us”.
Annie u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare të dielën në mëngjes, në Los Angeles, pas një beteje të gjatë me kancerin.
Neil Druckmann, i cili krijoi “The Last of Us”, shkroi në Twitter se “Sapo humbëm një artiste dhe qenie njerëzore të bukur. Zemra ime është e copëtuar. Mendimet janë me të dashurit e saj”“.
Aktori Abigail Spencer, i cili u shfaq me Wersching në serialin fantastiko-shkencor “Timeless”, shkroi në Twitter: “Të duam Annie Wersching. Do të mungosh thellë.”
Annie spikati fillimisht në “Star Trek: Enterprise”, dhe do të vazhdonte të kishte role të përsëritura në sezonin e shtatë dhe të tetë të “24”, “Bosch”, “The Vampire Diaries”, “Runaways” të Marvel, “The Rookie” dhe, së fundmi në sezonin e dytë të “Star Trek: Picard”.
Ajo gjithashtu ofroi performancën e kapjes së zërit dhe lëvizjes për Tess-in për videolojën popullore “The Last of Us”.
Wershing u diagnostikua me kancer në vitin 2020, por pavarësisht kësaj vazhdoi të punonte. Ajo lë pas bashkëshortin e saj, aktorin Stephen Full dhe tre djem.



