
Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar ldihur me operacionin e SPAK të shtrirë në disa qytete të vendit.
Ai tha se janë lëshuar 43 urdhër arreste, teksa bëri me dije se shumë nga këta persona nuk ndodhen në Shqipëri, por në Dubai.
Sipas tij ky operacion mund të na cojë drejt Ervis Matrtinaj sepse ky ëhstë emri i vëetëm që bën bashkë të gjithë këto qytete në këtë aksion, dërsa theksoi se fokusi i Prokurorisë së Posacme do të jetë dhe tek policia.
Ky është vazhdim i Metamorfoza, është një operacion që përfshin dhe hetimin e grupeve kriminale që kanë njëlloj peshe në Shqipëri dhe jo vetëm. Është zbardhja e mesazheve nga encro/chat që janë 43 urdhër arreste por një pjesë e tyre nuk ndodhen në Shqipëri.
Disa nga emrat janë Plarent Dervishaj, Indrit Dokle, Durim Bami të cilët nuk ndodhen në Shqipëri dhe sipas informacioneve ata ndodhen në Dubai, operacioni ka vijuar në Tiranë, Kurbin, Lezhë Fushë Kuqaj dhe Nikla, ndërsa është shpallur në kërkim dhe ish deputeti Arben Noka në Lezhë.
Një person që mund ti bëjë bashkë këto qytete është Ervis Martinaj i cili prej gati dy vitesh rezulton i zhdukur.
Po them se një ndër ngjarjet pasi sipas burimeve ka disa atentate që SPAK i ka zbardhur nga këto hetime, por kjo na çon drejt Ervis Mrtinaj, megjithatë në Vlorë është zhvilluar një operacion që është ndaluar personi i njohur me nofkën ‘Doçka’, dhe dyshohet se është personi që ka organizuar vrasjen e Santiago Malkos.
Prandaj them se Ervis Martinaj është personazhi që bën bashkë të gjitha këto qytetet, por kanë dhe ngjarje të tjera kriminale që janë zhvilluara në aksin Tiranë-Durrës-Lezhë por dhe Vlorë.
Përveç Ervis Martinaj ka dhe miq të tij kjo është një anë e këtij operacioni sepse ka dhe ngjarje të tjera por siç e thashë një pjesë e mirë e këtyre personave për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nuk ndodhen në Shqipëri.
Më tej ai shtoi se zakonisht policia dhe krimi bëhen bashkë dhe ka informacione se prokuroria e posaçme do ketë fokus policinë sepse ato grupe kriminale nuk funksionojnë pa ndihmën e policisë.
Fokusi për momentin është në personazhet e njohur të botës së krimit. Ky operacion vjen për një arsye që ndoshta dje apo pardje mund të jetë bërë varrimi i Roan Brahimit dhe mund të ketë pasur informacione se personat që qëndrojnë atje mund të kenë ardhur në varrim dhe pse se besoj që kjo të ketë ndodhur.



