
Polonia ka vendosur të rivendosë përkohësisht kontrollin në kufirin me Sllovakinë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski, duke nënvizuar se krahasuar me vitin e kaluar, emigracioni i paligjshëm dhe numri i emigrantëve të identifikuar në Sllovaki janë rritur për gati një mijë për qind.
“Në vetëm dy javë ne kemi identifikuar dhe arrestuar 551 migrantë të paligjshëm”, tha Kaminski, cituar nga agjencia.
Kontrollet do të nisin në mesnatë dhe do të zgjasin 10 ditë, por ka shumë gjasa që të zgjaten, sqaroi ai.



