Me ftesë të Begajt, presidenti kroat Milanoviç nis vizitën dyditore në Shqipëri

Me ftesë të Begajt, presidenti kroat Milanoviç nis vizitën dyditore në Shqipëri

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç sot do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, me ftesë të  presidentit Bajram Begaj.

Kreu i shtetit kroat gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Në orën 10.30 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, ndësa më pas do të ketë një takim “kokë më kokë” me Begajn.

Ndërsa në orën 12:10- 12-40, do të zhvillohet konferenca e përbashkët mes krerëve të shtetit.

Axhenda e plotë:

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 Tetor.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.

10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.

12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy