Julio Imeri këngëtari shqiptar që ka spikatur në Greqi në një lidhje skype në “Zgjohu me MCN” ka treguar për fillimet e tij në muzikë.
Ai tha se është marrë me muzikë që në moshën 14 vjeçare, ndërsa fillimisht ka nisur të këndojë në rrugët e Athinës duke bërë arrtin e rrugës të cilin më pas e ka ushtruar për disa muaj dhe në Tiranë.
Imeri shprehet se dalja në rrugë ka qenë për mënyra më e mirë për të nisur karrierën solo pasi e ka ndihmuar shumë edhe në përballjen me njerëzit.
Janë këngë klasike dhe shumë të dashura dhe ashtu e kam nisur nëpër rrugët e Athinës duke bërë artin e rrugës. Para se të këndoja në rrugë jam marrë me muzikë qëkur isha 14 vjeç dhe pas shumë vitesh doja të nisja karrierën si këngëtar solo dhe mënyra më e mirë për të filluar një karrierë ishte të dilja në rrugë sepse më ndihmoi shumë të përballesha me njerëzit sepse isha një tip i turpshëm.
Ka pasur raste të ndryshme, në përgjithësi në Greqi pëlqehet shumë muzika dhe artistët respektohen. Impakti me njerëzit ka qenë gjithmonë pozitiv, ka pasur dhe momente që dikush është zgjuar keq, por janë raste të radha.
I pyetur nëse në rrugët e Tiranës ka qenë i njëjti emocion me atë të Greqisë, Julio tha se në Shqipëri ka qenë më mirë akoma.
E kam nisur në Athinë dhe më pas u shpërngula në Tiranë për 9 muaj dhe bëja muzikë në rrugë, impakti ka qenë shumë më i madh, kam krijuar shumë shoqëri aty, por besoj se në Shqipëri është akoma më mirë. Kam pasur shumë kujtime të mira.
Këndimi në skenë është shumë ndryshe nga rruga, pjesëmarrja në The voice më ndihmoi vokalisht dhe ka qenë eksperienca më e mirë që më ka ndodhur deri tani profesionalisht. Tematika e albumit ishin eksperienca të miat personale por si artist përdor pak dhe imagjinatën dhe kjo këngë flet për fillimet e mia dhe bashkëshortes sime kur kemi përjetuar ato shkëndijat e para.



