“Loja” me I.M./ Hazizaj: Ata që i skllavëruan shqiptarët para viteve ‘90 kanë ardhur sërish në pushtet me të njëjtin mentalitet

“Loja” me I.M./ Hazizaj: Ata që i skllavëruan shqiptarët para viteve ‘90 kanë ardhur sërish në pushtet me të njëjtin mentalitet

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj e cilëson telenovelën e radhës dhe një lojë që bëhet për interesa politike informacionin e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve në lidhje me I.M., i dyshuar si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një lidhje Skype me MCN TV, Hazizaj tha se në një situatë të tillë, vetë do të ndiqte rrugën ligjore. Hazizaj theksoi se ish-presidenti Meta i ka kaluar filtrat para se të merrte postin e kreut të shteti, ndaj çdo tymnajë e tillë është një gafë që nuk i shërben shoqërisë shqiptare.  

Është si telenovelë e radhës para pushimeve të gushtit. D.m.th. edhe informacionin ta konsiderojmë të tillë, sikur ka ardhur nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, edhe kërkimi, sepse ky informacion del nga një kërkimi që mund të bëjnë institucionet në lidhje me pastërtinë e figurës dhe pamundësinë e individit për t’u zgjedhur nga organet kushtetuese, për shkak të marrëdhënieve që ka pasur me organet e Sigurimit të Shtetit. Të dyja këto momente nuk konvergojnë me pozicionin ku gjendet sot Ilir Meta. Kjo do të thotë se si nga Autoriteti, nëse ka ndodhur një gjë e tillë, edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, nëse ka ndodhur një gjë e tillë, është një kërkim dhe një përgjigje e cila nuk ka lidhje me ligjin për ngrirjen e autoritetit, e kësaj magazine në të cilën administrohen dokumente që kanë të bëjnë me objektin e tyre, me bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Të dyja momentet në kuptimin ligjor dhe atë kushtetues mendoj se janë tepër të gabuara dhe nëse do të isha unë individi që preket nga kjo gjë, meritojnë kontestimin pranë gjykatës.

Sipas Hazizajt, e gjithë kjo sajesë u server në mendia në kushtet e mungesës së reagimit shtetëror ndaj ngjarjeve të vazhdueshme kriminale.

Servirja që i është bërë medias është e gabuar dhe jo ligjore. Është servirje, e cila duke mos pasur mundësi ky lloj organizimi institucional e shtetëror të prodhojë diçka përkundër ngjarjeve që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme, shpikin dhe fusin në vorbullën e kontradiktave  momentale, situata të tilla, sa kohë që as i është kërkuar Autoriteti dhe nuk ka pse jepet. Është thënë qartë që në rastin konkret që individi Meta i ka kaluar të plotësuar kriteret.

Hazizaj u shpreh me tej se individë që kanë pasur lidhje vetë ose familjarët e tyre me Sigurimin e Shtetit janë sot në krye të drejtorive të ndryshme.  

Është shfrytëzuar një hapësirë ligjore, neni 29, mosshfrytëzimi i dokumentacionit të realizuar para vitit ‘95, duke krijuar një lloj tymnaje, duke krijuar insinuata. Ka lidhje me dinjitetin dhe personalitetin e njeriut, siç doli për Metën mund të dalë për këdo. Në dijeninë time, sot në vitin 2022, të paktën ata që administrojnë dhe janë në krye të institucioneve kushtetuese dhe jokushtetuese çedojnë në kuptim të marrëdhënieve familjare që kanë pasur me Sigurimin e Shtetit. Ne kemi një riaktivizim, që është për mëkatin e të përndjekurve, që në kuptimin ligjor ose janë strukur diku ose nuk kanë kuptuar se ata që i kanë skllavëruar para viteve ‘90 kanë ardhur sërish në pushtet me të njëjtin mentalitet, me të njëjtën frymëmarrje dhe të njëjtin cinizëm ndaj shoqërisë shqiptare.

Në fund Hazizaj theksoi se e gjitha është një marrëdhënie konfliktuale që vjen si pasojë e luftës për pushtet.

Kjo nuk ka të bëjë me marrëdhënien ligjore, por me atë politike. Nuk është marrëdhënie kushtetuese, po lidhet me marrëdhënie përtej politike, mes individëve që kacafyten për të qenë në krye të pushtetit. Sot bijtë e atyre që kanë punuar në organet e atëhershme janë në krye të drejtorive, agjencive, qeverive etj. Zoti Meta e ka kaluar tashmë të qenit president. Nuk ka më kërkime ndaj tij. Në momentin që ai do të kërkojë të bëhet pjesë e organeve kushtetuese, do të ketë kërkime.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy