Rritja me 40% e çmimit të ujit, Haxhimali: Lidhet me çmimin e referencës, qytetarët do paguajnë 30 mijë lekë më shumë (VIDEO)

Rritja me 40% e çmimit të ujit, Haxhimali: Lidhet me çmimin e referencës, qytetarët do paguajnë 30 mijë lekë më shumë (VIDEO)

Agron Haxhimali, ekspert për pushtetin vendor i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me rritjen e 40% të çmimit të ujit për të cilin u shpreh se kjo rritje lidhet me çmimin e referencës për taksën e banesës.

Ai tha se tashmë qytetarët janë të detyruar të paguajnë deri në 30 mijë lekë më shumë në faturat e ujit, ndërsa theksoi se projektligji duhet të ishte më i studiuar. Sipas tij, taksat rriten ndërsa të ardhurat janë konstante.

Duhet të qartësoj se bashkia Tiranë e ka rritur çmimin e ujit nga 45-65 lekë që në 2017, pra kemi gati rreth 7 vite që e paguajmë atë çmim. Bashkia Tiranë renditet në bashkinë e dytë për çmimin më të lartë të ujit. Shqetësimi është se na është rritur fatura e ujit, dhe kjo rritje lidhet me rritjen e çmimit të referencës për taksat e banesës në 32 zonat e bashkisë Tiranë dhe 5 komuna. Qeveria shqiptare bëri rritjen e çmimit të referencës vetëm për bashkinë Tiranë, çka do të thotë se një qytetar i Tiranës do paguajë te fatura e ujit dhe taksën e cila varion nga 5-76%, ose në lekë e përkthyer 2700 lekë të vjetra deri në 30 mijë lekë të vjetra më shumë se sa ka paguar te fatura e ujit.

Pra është rënduar fatura e ujit nga rritja e taksës së ndërtesës, ndërsa rritja e ujit nuk ka ndryshuar. Diskutimi këtu nuk është për rritjen, por bashkia duhet të shpjegonte qytetarët por se ka guximin të japë llogari. Për mua ky vendim s’ka qenë i mirë. Mënyra se si kanë komunikuar me qytetarët është një gabim i madh. Edhe me çmimin 65 lekë për metër kubë, problemi nuk është më te çmimi por kemi apo jo ujë, pihet apo jo, pra cilësia dhe sasia.

Më tej ai shtoi se me ndryshimin e ligjit dhe metodologjisë së taksimit të pronave sigurisht sistemi administrimit dhe menaxhimit të kësaj takse do të ndryshojë, dhe sipas tij, mund të jetë një agjent qendror, një agjent i dekoncentruar, por me ujësjellësit ka një problem se bashkisë u ngelet të gjejnë agjentin e tyre.

Ndërsa i pyetur nëse e shikon të nevojshme rritjen e këtyre taksave dhe sa do ndikojnë në buxhetin e bashkive, Haxhimali tha se taksa e pronave në përgjithësi, përbën kudo një portofol shumë të mirë dhe rezultati për 2022 ishte shumë i mirë 0.32% të GDP.

Tashmë që është rritur në Tiranë kam atë dilemën time kur qytetarët nuk rritën atë nivel pse do jenë të motivuar dhe si do ja dalin për të paguar më shumë. Prandaj them se çmimi i referencave duhet të ishte i mirë studiuar. Sepse vërtete ka ndryshuar çmim i referencës, por a ka ndryshuar portofoli i të ardhurave të pagave, jo ato vazhdojnë të jenë konstante. Çështja e taksës së banesës dhe pasurisë sot për mua është çështje e administrimit, është përgjegjësi 100% e bashkisë. Mblidhet vetëm 30% e asaj nga 100% e potencialit dhe pjesën më të madhe e zë bashkia e Tiranës, ndërsa rrethet janë dobët.

Arsyet pse vijnë për mendimin tim është administrimi i dobët teknologjia, infrastruktura, vullneti i bashkisë. Një tjetër element është dhe mungesa e të dhënave që quhet kadastra fiskale që për fat të keq nuk jemi në gjendje të numërojmë dot banesat dhe njerëzit dhe jemi në këtë nivel ekonomik, politik social sepse e kemi shtetin, institucionet të lodhura.

Taksimi më i drejtë është taksimi i bazuar në vlerën e tregut është më i mirë, por ta bësh vlerësimin në këtë vlerë duhet të kesh kapacitete, duhet të kesh të dhëna për objektet, ne sot nuk i kemi këto çështje. Nëse bëjmë një krahasim me vlerën që mblidhet Shqipëria është e fundit në rajon që i mbledh, ne mbledhim vetëm 0,32 GDP, vlerë shumë e ulët. Potenciali është i madh, por duhet të ezaurohet njëherë baza e taksës, pastaj të shihet rritja e nivelit por ne kemi politikë të mbrapshtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy