
Partia Socialiste mblodhi sot aleatet e saj për të firmosur "Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane".
Koalicioni do të përbëhet nga 24 parti dhe pritet që të regjistrohet në KQZ. Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është nesër, mw 1 maj.
Partitë pjesë e koalicionit ASE janë:
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Demokracia Sociale e përfaqësuar nga Paskal Milo
Partia Social Demokrate e përfaqësuar nga Skënder Gjinushi
Aleanca Arbnore Kombëtare e e përfaqësuar nga Gjet Ndoj
Aleanca Demokratike e e përfaqësuar nga Eduard Abazi
Aleanca e Maqedonasve për integrimin Europian e përfaqësuar nga Edmond Themelko
Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane e përfaqësuar nga Valentino Mustaka
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e përfaqësuar nga Gaqo Apostoli
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen e përfaqësuar nga Kristo Kiço
Partia Aleanca Popullore e përfaqësuar nga Artur Dojaka
Partia Ardhmëria Shqiptare e përfaqësuar nga Emin Subashi
Partia Demokracia e Re Europiane e përfaqësuar nga Koçi Tahiri
Partia Demokrate për Integrimin e Prosperitetit e përfaqësuar nga Kujtim Muça
Partia e Gjelbër e e përfaqësuar nga Edlir Petani
Partia e Pajtimit Kombëtar e përfaqësuar nga Spartak Dobi
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare e përfaqësuar nga Skënder Halili
Partia e të Drejtave të Mohuara e e përfaqësuar nga Ilir Vata
Partia Uniteti Kombëtar e përfaqësuar nga Idajet Beqiri
Partia G99 e përfaqësuar nga Redi Shtino
Partia Kristian Demokrate e përfaqësuar nga Dhimitër Myslia
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare e përfaqësuar nga Genci Sakaj
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve e përfaqësuar nga Ymer Kurti
Partia Socialiste e Moderuar e përfaqësuar nga Gjergji Koja
Partia Socialpunëtore shqiptare e përfaqësuar nga Ramadan Ndreka
Ndèrkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla pas firmosjes së marrëveshjes me 20 partitë e koalicionit të majtë, Aleanca për Shqipërinë ka deklaruar se zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor. "Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë në zgjedhje. Ritheksoj se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet e lira demokratike. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë apo të përdorë Kodin Zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka gabim. Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta." tha ai.
Balla shtoi se PS dhe aleatët do të fitojnë zgjedhjet në 61 bashkitë e vendit, ndërkohë që ai ka thënë se në garë do të ketë dhe koalicione të tjera elektorale.
“Do të fitojmë edhe zgjedhjet e 2019 në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje. Jam shumë i sigurt që edhe në zgjedhje të tjera do të ketë koalicione apo aleanca të tjera. S’kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihem mbi kundërshtimin e votës së popullit. Zgjedhjet e janë të popullit, jo të partive”, ka thënë Balla.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka thënë se nuk mund të parashikojë nëse do të ketë një marrëveshje si ajo e 17 majit, por ka thënë se në çdo rast s’do ketë pakt në kurriz të Kushtetutës së vendit.
“Unë nuk jam Nostradamus. Por di të them që afatet ligjore janë kushtetuese për këdo. Nuk ka negociata me askënd në kurriz të Kushtetutës. Bënë gabimin e paimagjinueshëm që dorëzuan mandatet, tani Lulëzimi dhe Monika duan t’u heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar për 61 bashkitë dhe parlamentet vendore. Ata që pengojnë rrugët dhe ndalojnë zgjedhësit të votojnë, ata që do prekin qendrat e votimi apo kutitë dënimet shkojnë nga 5-8 vite burg” tha Balla.



