
Moti gjatë ditë së sotme do të mbetet me vranësira të shpeshta të cilat parashikohet të sjellin momente të pakta me pika shiu pjesërisht në zonat qendrore dhe Lindore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Por orët në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që gjatë mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C.



