Bizneset “detyrohen” të punësojnë persona me aftësi ndryshe/ Smakaj: Pos privatit, edhe shteti të mendojë për punësimin e tyre  

Bizneset “detyrohen” të punësojnë persona me aftësi ndryshe/ Smakaj: Pos privatit, edhe shteti të mendojë për punësimin e tyre  

Qeveria ka vendosur së fundmi të detyrojë me ligj bizneset që të punësojnë persona me aftësi ndryshe.

Lidhur me këtë vendim, Gjergj Smakaj, administrator i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, thotë në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, se i njëjti ka vite që aktiv, porse asnjëherë nuk është praktikuar.

Është të paktën 20 vjet si ligj, më përpara ka qenë 1 në 25 persona duhet të jetë i punësuar persona me aftësi të kufizuar, vitet e fundit u bën ndryshime ligjore dhje nga 4 kaloj në 2, sepse i dyti duhet të ishte te i 75 dhe i treti i binte te 115. 

Por ka mbi një vit është parashikuar që të gjitha bizneset duhet te derdhin kontribute te fondi social që në raste se nuk punësonin persona me aftësi të kufizuar duhet të kishin një fond të veçantë i cili duhej tu kalonte bashkive dhe të përdorej për personat me aftësi të kufizuar.

Sipas tij, ligji nuk duhet nënkuptuar vetëm për detyrimin e biznesit privat për të punësuar persona me aftësi ndryshe, porse duhet aplikuar nga vet instancat shtetërore, qoftë lokale dhe shtetërore.

VKM që ka dal është thjesht në zbatim të ligjit që ka qenë dhe në pikëpamjen tonë është e papranueshme që bizneset të jenë kundër punësimit të personave me aftësi të kufizuara, për shkak se ka persona qe janë të aftë të kryejnë punë njëlloj si të tjerët.

Në rastëse këto biznese ose kompani por edhe vet instancat shtetërore, qoftë lokale qoftë qendrore që i kalojnë këtë numër duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar.

Pra, nuk duhet fokusuar vetëm të bizneset sepse me vendime fokusohet te sektori privat, por edhe vet shteti të marrë iniciativë dhe të punësoj persona me aftësi të kufizuar.

Fokusi nuk duhet të jetë thjesht të gjobiten ose të shtrëngohet thjesht vetëm biznesi privat por kjo gjë të shtrihet te sektori publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy