Është miratuar mes debateve në Komisionin e Sigurisë, drafti për disa ndryshime në gjendjen civile, i cili i jep mundësinë emigrantëve shqiptarë me shtetësi të huaj, që nëpërmjet platformës e-Albania, të rifreskojnë të dhënat e tyre.

Deputetët e opozitës thanë projektligji i vjen në ndihmë eksponentëve të krimit dhe është hartuar për qëllime elektorale.



