
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka zbuluar planet e reja për të hedhur bazat për praninë e përhershme njerëzore në Hënë me një konstelacion të satelitëve hënorë.
ESA mund të ndërtojë një sistem të ri telekomunikimi me satelit, të cilin të gjithë misionet e ardhshme hapësinore mund ta përdorin.
Shumë kompani evropiane kanë nënshkruar kontrata për të hartuar plane të hollësishme, shkruan Euronews.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, ESA tha se një sistem i përbashkët do ti lejojë të zbresin rregullisht dhe kudo që ata dëshirojnë në Hënë, në vend që të përgatiten për ekspeditat.
Kjo gjithashtu do ta bënte eksplorimin e hapësirës më të lirë duke e bërë anijen e ardhshme kozmike më pak komplekse për t'u hartuar dhe më lehtë, duke liruar më shumë hapësirë në bord për instrumente shkencorë ose ngarkesa të tjera.



