
Turqia nuk do t’i njohë rezultatet e referendumit që Rusia po zhvillon në zonat e Ukrainës nën kontrollin e saj, për t’i aneksuar.
Një deklaratë e tillë u bë nga zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, në një deklaratë për CNN Turk.
Duke kujtuar se Ankaraja nuk e njohu as referendumin e vitit 2014 për aneksimin e Krimesë në Rusi, Kalin shpjegoi se qëndrimi turk për këtë çështje është i qartë.
Turqia nuk i konsideron të sakta përpjekjet e njëanshme për një referendum. Qeveria turke njeh integritetin territorial të popullit dhe shtetit ukrainas dhe shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën.
Këtë fundjavë rajonet ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut po i nënshtrohen referendumit, për tu bashkuar me Rusinë.



