Emocione dhe spektakël pafund ka ndodhur në mitikun "San Siro"paradite të sotme ku Interi dhe Milani e kanë mbyllur takimin me rezultatin 2-2 para 82 mijë të pranishmëve.
Derbi Madoninës ka nisur me një kundërsulm nga ana e kuqezinjëve të drejtuar nga Montela, por që nuk është finalizuar nga sulmuesit spanjoll të Milanit Deulofeut.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte e barabartë, por pas një topi të gjatë në zonë ishte Antonio Candreva i cili mposti portierin e Milanit duke dërguar topin në rrjet dhe kalon zikaltërit në avantazh.
Kur të gjithë prisnin barazimin e ndeshjes Inter dyfishon rezulatatin me Maurito Icardin pas një pasimi të Perisiç duke e dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.
Por pjesa e dytë ka dhuruar emocione pafund pasi djajtë i dhanë një tjetër kuptim këtij derbi të jashtëzakonshëm.
Pas shumë aksioneve nga të dy ekipet, ishte Milani i cili po kërkonte me ngulm golin dhe konkretizimi i parë me topin në rrjetë do vinte në minutën e 83 nga mbrojtësi Romagnoli i cili rihapi takimin.
U dukë sikur ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat duke parë edhe Interin i cili ishte kthyer i gjithi në protë për të mbrojtur fitoren, por goli i Zapatës shtangu zikaltërit pasi e pësuan identik kur ata barazuan derbin e parë.
Ishte minuta e 90+7 dhe Zapata rikthen baraspeshën në fushë për t’i dhënë fund këtij derbi të mrekullueshëm që për herë të parë pa si numra 1, dy pronarë kinez.
Ky ishte edhe një derbi kinez pasi të dyja skuadrat italiane kanë pronarë të rinjë që vijnë nga Kina.
Ky derbi hyn në historin e futbollit si ndeshja më e ndjekur në të gjithë globin. 865 milion telespektatorë e panë nga televizori ku 550 mln vetëm nga Azia, nga vijnë edhe dy pronarët e klubeve Milaneze.
Pas këtij barazimi, Milan renditet i 6-i me 58 pikë e ndjekur nga Interi me 56.



