Rezoluta/ Kalemaj: Ka dyshime se duan të kufizojnë SPAK-un. Pjesë e marrëveshjes mund të jetë vula e PD (VIDEO)

Rezoluta/ Kalemaj: Ka dyshime se duan të kufizojnë SPAK-un. Pjesë e marrëveshjes mund të jetë vula e PD (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në MCN Live se ka dyshime që përmes rezolutës anti-korrupsion të propozuar nga PS synohet kufizimi i kompetencave të SPAK. Kalemaj shton që nëse Rithemelimi jep "OK"-in dhe menjëherë pas kësaj merr vulën e PD, atëherë kemi të bëjmë me një pazar me PS-në. Kalemaj tha ndër të tjera që një nga propozimet që qarkullon është që vepra “shpërdorim detyre” i zyrtarëve të lartë, të kalojë nga SPAK te Prokuroria e zakonshme.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Nga sa e kam ndjekur unë Basha dhe grupi i tij kanë dalë totalisht kundër, ka pasur më tepër pluralizëm nga ana e Rithemelimit. Ideja është a do ta pranojë grupi më i madh, Rithemelimi, në mënyrë që të jetë bipartizan, dhe të krijohet komisioni me 11 anëtarë, përfshi 5 të opozitës. Unë jam dakord me vërejtjet e z.Sula, që nëse mazhoranca jep garanci që s’do preket SPAK-u dhe GJKKO-ja, hajde të diskutojmë për modalitetet. Por përse duhet një komision i tillë, për të dubluar SPAK-un, për ta kufizuar, duhet një strukturë mbi strukturat, duhet që qeveria të kufizojë veten?!”

Pyetjes, a ka një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, Kalemaj i përgjigjet:

"Kjo strukturë e re, komisioni i ri, me afërt kohor 11 muaj dhe përbërje bipartizane, pikëpyetja më e madhe është a do pranojë të përfshihet grupi Bardhi apo jo? Në këtë sens, nëse mazhoranca e krijon vetë, dhe e miraton me shumicë të thjeshtë, atëherë çfarë funksioni do ketë kjo? Nëse do kemi dakordësi me Rithemelimin, do parë ku do konsistojë kjo dakordësi, se djalli fle te detajet. A do kemi një dakordërsi për kufizimin e kompetencave të SPAK-ut, ku të marrë zgjidhje edhe problemi i vulës. Apo do jetë një armëpushim, para konfliktit që pritet në vjeshtë. Duhet transparencë, kush është objekti i punës së këtij komisioni, qeveria, apo organet e drejtësisë. Nëse është kjo e fundit, lind skpeticizmi që qeveria dhe opozita janë të interesuar, në mos për t’i prerë krahët organeve të drejtësisë, për t’i kufizuar. Një nga idetë që qarkullon është që shpërdorimi i detyrës t’u kaloj prokurorive të zakonshme. Nëse mazhoranca e miraton me votat e veta, kjo është totalisht pa vend dhe s’bën kuptim. Nuk besoj se komisioni do realizohet vetëm nga mazhoranca. Ka tentativa për të kufizuar kompetencat e SPAK-ut. Të gjitha analizat të çojnë drejt kësaj hullie. Nëse Rithemelimi jep dakordësi, dhe gjykata i jep në pak kohë vulën Rithemelimit, çdo shqiptar e kupton që ka një korrelacion dhe ka pazar”.

Sipas politologut Ilir Kalemaj kryeministri Edi Rama është 5 hapa para në raport me opozitën, sa i takon përgatitjes për zgjedhje. Kalemaj e sheh premtimin që orari zyrtar i administratës në punë të jetë 6 orë e gjysmë si lëvizje për të mbajtur një rezervë elektorale.

“Z.Basha premtoi që 140 deputetë, lista, do dilte në mars, tani do dalë në shtator apo tetor, me kismet. Rithemelimi e ka akoma më të vështirë për shkak të grupit plural që ka, për të dalë me një program apo listë të përbashkët. Rithemelimi duhet të dilte me çfarë reforme zgjedhore duan. Z.Rama është 5 hapa para këtyre të tjerëve, pasi jo vetëm filloi fushatën elektoale, por dje jo vetëm përsëriti premtimin për pagë mesatare 900 euro, por foli për fleksibilitet të orareve të punës në administratë, 6 orë e gjysmë punë në ditë, i bie të ndryshojë edhe Kodin e Punës. Në Shqipëri rrogat në sektorin publik po shkojnë 30 për qind se në privat, referuar pagës bruto. Kjo është llogari elektorale, nëse 200 mijë janë të punësuar në administratë, ushtria e pensionistëve, dhe familjarët e punonjësve të administratës, i bie që janë të garantuar 750-800 mijë votues, ndërkohë që numri i përgjithshëm i votuesve ka rënë. Kryeministri mban rezervën elektorale, motivon administratën, dhe opozita po merret me mustaqet e Çelos! Asnjë zë nga opozita, asnjë lloj reagimi”.

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy