SHBA ngrin lejet e qëndrimit/ Prenga: Vendimi nuk është i rastësishëm. Beqiri: Ka të bëjë me politikat e brendshme amerikane  (VIDEO)

SHBA ngrin lejet e qëndrimit/ Prenga: Vendimi nuk është i rastësishëm. Beqiri: Ka të bëjë me politikat e brendshme amerikane (VIDEO)

Vendimi i administratës Trump për të ndryshuar politikat e emigracionit dhe për të pezulluar përkohësisht lejet e qëndrimit për 75 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, ka nxitur reagime dhe debate. Pyetja kryesore që shtrohet është: pse Shqipëria u përfshi në këtë listë?

Gjenerali Dedë Prenga, i ftuar në emisionin “MCN Informacion”, theksoi se ky vendim nuk duhet parë si i rastësishëm. 

Sipas tij, administrata amerikane ka bërë analiza të detajuara para se të ndërmerrte një hap të tillë.

Unë mendoj se ky vendim nuk ka ardhur rastësisht, por pas një analize të thellë nga administrata e SHBA-së. 

Një pjesë e emigrantëve që hyjnë në SHBA nuk synojnë të punësohen, por preferojnë të përfitojnë nga mbështetja financiare dhe avantazhet sociale që ofron shteti amerikan. 

Sipas statistikave, rreth 40 për qind e tyre jetojnë në këtë formë. 

Në këtë kontekst është përfshirë edhe Shqipëria, duke e cilësuar masën si provizore dhe jo gjithëpërfshirëse. 

Vendimi nuk prek të gjithë emigrantët dhe interpretimi mund të jetë i ndryshëm nga shteti në shtet. Serbia është përjashtuar nga kjo listë, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit.

Nga ana tjetër, avokati Evarist Beqiri vlerësoi se vendimi lidhet më shumë me politikat dhe problemet e brendshme të Shteteve të Bashkuara sesa me marrëdhëniet ndërshtetërore.

Ka dinamika që ndryshojnë vazhdimisht, si në politikën e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

Ne, si shtet, duhet të jemi të përgatitur dhe në nivelin e duhur për t’u përballur me këto zhvillime, sidomos në kohë të trazuara. 

Ky nuk është një vendim që lidhet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht me raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së ndër vite, por më tepër me sfidat e brendshme, politikat sociale dhe ekonomike amerikane. 

Marrëdhëniet ndërshtetërore ndërtohen mbi fakte, të dhëna dhe interesa konkrete, dhe Shqipëria duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe institucional për të forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy