Sarandë, arrestohet biznesmeni, iu gjet qumësht kontrabandë në supermarket

Sarandë, arrestohet biznesmeni, iu gjet qumësht kontrabandë në supermarket

Një biznesmen është arrestuar sot në Sarandë pasi në supermarketin në pronësi të tij u gjetën mallra kontrabandë.

Siç njofton policia, Shaqir Halo, 43 vjeç, banues në Delvinë, u vu në pranga pasi gjatë një kontrolli që i është ushtruar në supermarketin e tij, në lagjen Nr.4, Sarandë, i janë gjetur dhe i janë sekuestruar rreth 180 kanaçe me produkt ushqimor (qumësht) me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të papajisura me dokumentet përkatëse për tregtimin apo marketingun e këtyre produkteve.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për këto vepra penale të parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy