Ngjarja tragjike në Potam, Policia Kufitare bllokon 3 mjete lundruese, për manovra të rrezikshme

Ngjarja tragjike në Potam, Policia Kufitare bllokon 3 mjete lundruese, për manovra të rrezikshme

Pas ngjarjes tragjike në Potam të Himarës, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën e përplasur nga një skaf, Policia Kufitare është përqendruar në aksion për monitorimin e mjeteve lundruese.

Mbrëmjen e djeshme, janë bllokuar nga Policia edhe 3 mjete të tjera lundruese, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik.

Ndëshkohen me masë administrative pronarët e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”, të bllokuara mbrëmjen e djeshme, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit, kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”.

Pas lokalizimit të tyre, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një mjeti lundrues dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj, shtetasi R.Ç., 21 vjeç, banues në Sarandë, pronar i dy mjeteve lundruese (10.000 lekë për secilin mjet).

Gjithashtu u bë bllokimi i të 3 mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët u kryen manovra të rrezikshme, në plazh, pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës, në bord.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy