
Policia e Korçës, në bashkëpunim me atë Kufitare, ka goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të drogës në Pikën Doganore të Goricës në Prespë. Dy shtetas grekë janë arrestuar, pasi në automjetin e tyre u gjet rreth 34 kilogramë kanabis i fshehura në mënyrë të sofistikuar. Sipas hetimeve, droga dyshohet se ishte blerë në Shqipëri dhe kishte si destinacion final Greqinë.



