Bilardo në MCN TV/ Qori: Bindjet e mia i lë jashtë leksioneve. Ja mesazhi që kanë marrë drejtuesit e universitetit nga aktivizmi ynë

Bilardo në MCN TV/ Qori: Bindjet e mia i lë jashtë leksioneve. Ja mesazhi që kanë marrë drejtuesit e universitetit nga aktivizmi ynë

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha në emisionin “Bilardo” se nuk i shpreh aspak bindjet e tij politike dhe ideologjike gjatë orëve të leksionit me studentët. Ai vë në dukje se para se të kishte një profil publik, studentët e pyesnin mbi autorin e preferuar, por nuk merrnin një përgjigje prej tij. “Kam qenë aq i kujdesshëm dhe aq rigoroz në mënyrën si shpjegoj, saqë studentët po të mos më shikojnë mua në TV, nuk i kuptojnë bindjet e mia nga mënyra si shpjegoj. Unë çdo autor që shpjegoj, edhe atë me të cilin nuk bie fare dakord, e shpjegoj me të njëjtin pasion. Pra vihem në vendin e personit që ka shkruar librat. Pastaj për çdo autor bëj kritikën që i bëhet atij autori. Mua studentët deri para pak vitesh, kur nuk kisha profil publik, më pyesnin në fund të lëndës. Mua studentët deri pak vitesh kur nuk kisha profil publik dhe nuk më akuzonin për marksist e kështu me radhë, në fund të lëndës më thoshin ore cili është autori yt i preferuar. Unë u thosha, nuk ua them. Unë kam për detyrë ta shpjegojë autorin, të jap të gjithë kritikën e mundshme ndaj tij, dhe pastaj zgjedhja është e jotja. Ti duhet të reflektosh në mënyrë kritike. Unë jo vetëm s’e kam problem kur kundërshtojnë studentët, por gëzohem sepse ka dialektikë në klasë, ka ide që përplasen”, tha Qori. Qori tha studentët nuk kanë shkuar në Lëvizjen Bashkë prej leksioneve të tij, por pas miratimit të ligjit shkatërrimtar të Arsimit të Lartë. “Në gjithë këto vite më kanë akuzuar për shumëçka. Nuk kanë gjetur kurrë një ish-student timin të thotë një gjysmë fjalë të keqe. Sikur të kisha mbajtur anë dhe të isha manipulator do dilte dikush dhe do thoshte. Si kanë ardhur studentët? Studentët s’kanë ardhur prej leksioneve të mia. Kanë ardhur prej faktit që në vitin 2015 unë me disa kolegë të mi thanë që ligji i arsimit të lartë është shkatërrimtar për universitetet publike dhe e kemi kritikuar nga një perspektivë pedagogjike. U kemi shpjeguar studentëve se pse ky ligj do t’i dëmtojë edhe ata, dhe një pjesë e studentëve janë bashkuar, por nuk kemi pasur axhendë dhe program politik. Nga studentët që jap mësim tani, pothuajse asnjëri s’është i përfshirë në Lëvizjen Bashkë. Ndoshta një. Nga 200 vetë, maksimumi një mund të jetë përshirë. Ish-studentë po, është qëndrimi i tyre si qytetarë”, tha Qori. I pyetur nëse ka pasur presione, Qori u shpreh: “Për faktin që e kam nisur aktivizmin mjaft herët, në vitin 2014-2015 e kemi dhënë goditjen e fortë, me protesta të forta. Drejtuesit e universiteteve e kanë marrë mesazhin: 1-Ky nuk frikësohet, 2-Ne ia kemi frikën. Jo këtij personalisht, por reagimin që mund të kenë studentët nëse do mendonin një raprezalje. Kanë parë potencialin politik të studentëve dhe frymës që ne kemi krijuar. Ata e kanë menduar kështu fatmirësisht s’po merren vetëm me ne”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy