Hasani: Optimist që partitë shqiptare do unifikohen për të marrë udhëheqjen e Bujanocit, numri i votuesve ka rënë (VIDEO)

Hasani: Optimist që partitë shqiptare do unifikohen për të marrë udhëheqjen e Bujanocit, numri i votuesve ka rënë (VIDEO)

Këtë të diel, mbahen zgjedhjet lokale në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Gazetari Hasan Hasani, në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv tha se numri i votuesve shqiptarë nga viti në vit pëson rënie për shkak të emigrimit drejt Gjermanisë.

Duke vijuar më tej, Hasani tha se ky proces zgjedhor është jetik për shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit dhe se është optimist që shqiptarët do dinë të unifikohen për të marrë udhëheqjen.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Numri i votuesve në Komunën e Preshevës është 40 mijë, ndërsa në Bujanoc është 50. Esenciale është dalja e tyre, e cila nga viti në vit shënon rënie të votuesit shqiptar për shkak të emigrimit drejt shëtit gjerman, megjithatë dhe kjo sfidë, edhe ky proces zgjedhor është jetik për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe sidomos për dy komunat e sidomos për komunën e Bujanocit për arsye se proporcioni i pakicës i nacionaliteti shqiptarë dhe serb është diku 40 me 60.

Edhe sot Komuna e Bujanocit është në një situatë më të ndjeshme sa i përket procesit të sotëm zgjedhor. Jam optimist se partitë politike shqiptare, ndonëse lista të krijuara edhe të reja, që marrin pjesë për herë të parë në këtë proces zgjedhor do dinë të krijojnë maturi dhe të unifikohen për të marrë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit, ndërkohë që në Komunën e Preshevës gara është më shumë e përqendruar në mes kandidatëve, mes partive politike shqiptare se Presheva është me 98% shqiptarë por që gara është se kush do të udhëheqë komunën për 4 vitet e ardhshme.

Në Preshevë gara është e hapur ndonëse pritet që të ketë ndryshme sa i përket rezultateve të subjekteve politike sepse qytetari shqiptar në Komunën e Preshevës është vigjilent dhe prekjen e vullnetit të tij te kutia e votimit, di të vlerësojë, por edhe të ndëshkojë ata që nuk kanë udhëhequr mirë, ata që nuk kanë pasur koordinim të mirë me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare apo nuk kanë arritur të menaxhojnë komunën në aspektin ekonomik dhe politik. Komuna e Preshevës, në dallim nga çdo komunë qoftë në Kosovë apo Shqipëri e ka dhe problemi politik që është esencial.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy