Në Gjermani, vetëm në 24 orë janë raportuar 6 638 të infektuar rishtas me koronavirus.
Ky është numri më i madh i të infektuarve në një ditë që nga shpërthimi i pandemisë.
Për shkak të numrit në rritje të të prekurve nga virusi, dje kancelarja Merkel thirri drejtuesit e rovincave, në të cilën ata diskutuan masat për të parandaluar përhapjen e virusit.
Numri i përgjithshëm i rasteve tani është 341 223, bën të ditur Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.
Rekordi i mëparshëm ditor i Gjermanisë ishte 6 294 rasteve të reja, më 28 mars.
Sipas të dhënave të fundit, numri i vdekjeve i raportuar u rrit me 33, duke arritur në 9 710.
Sipas standardeve evropiane, Gjermania deri më tani ka pasur një normë relativisht të ulët të infeksionit dhe shkallës së vdekshmërisë gjatë pandemisë, por rastet e reja ditore janë rritur javët e fundit, ndërsa kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se mund të ketë 19 200 infeksione në ditë nëse trendi aktual vazhdon.



