“Ushtarët që bënë shqiponjën nuk janë Shqiptarë, vepër e sigurimit grek"

“Ushtarët që bënë shqiponjën nuk janë Shqiptarë, vepër e sigurimit grek"

Janë hedhur edhe dyshimet e para mbi të vërtetën e ushtarëve që bën shqiponjën në një repart ushtarak të Greqisë.

Historiani Arben Llalla, i cili jeton në Maqedoni hedh dyshime se ushtarët nuk janë shqiptarë, por grekë. Sipas tij, kjo mban vulën e sigurimit grek dhe ka si qëllim që të dëmtojë bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për disa çështje të nxehta.

Në një status në rrjetin social “Facebook” Llalla shkruan se emrat e ushtarëve nuk u publikuan kurrë dhe se asnjë nga familjarët e tyre, por edhe ata vetë nuk reaguan gjëkundi. Madje vetë historian Llalla tregon edhe si u shkrep fotoja dhe nga kush u shpërnda.

STATUSI

Fotoja e ushtarëve grek është realizuar nga zbulimi ushtarak i Greqisë për të dëmtuar bisedimet greko­shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja Çame. Këto bisedime kanë për qëllim antarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2022­-2023. Kush është njeriu që shkrepi foton? Fotoja u shpërnda në ornë 17:23 nga dy adresa fb që i kontrrollon sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicistë shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitoj shtetësinë greke në Maj, më tej ky publicistë shqiptar do largohet për në SHBA. Pas dy orësh adresat e FB që shihen në foton e parë Nikos Blaugrana dhe “Miqtë e Vladimir Putin” dhe të publicistit shqiptar e hoqën foton sepse misioni u quajt i realizuar. Fotoja e 7 ushtarëve grek është bërë në kafenenë e repartit, pra vend publik, shihet qartë TV, pija, cigaret, zyrat e shefit, etj. Përse mediet greke dhe shqiptare nuk kanë botuar emrat e ushtarëve dhe familjarët e tyre skanë dhënë asnjë deklaratë? Shikoni fb shokët Nikos Blaugrana, janë Vangjel Dule, Fredi Beleri, OMONIA, Kristo Goxhi, Stavros Gjinos, etj. Ne disponojmë të dhëna të tjera rreth kurthit të ngritur nga sigurimi grek në bashkëpunim me minoritarët ekstremistë grek.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy