Tri skafistët me origjinë turke që organizuan kalimin në detin Egje, ku humbi jetën vogëlushi 3-vjeçar nga Siria, Alan Kurdi, janë dënuar nga gjykata me 125 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore dhe vrasje.
Trupi i djalit të vogël u gjet i pajetë në Bodrum dhe fotoja e tij u bë shkak për ndërgjegjësimin mbi krizën e refugjatëve sirianë në vitin 2015.
Varka me të cilën ai ishte nisur drejt ishujve grekë u fundos. Katër persona të tjerë që ishin në bord vdiqën, ndërsa 9 u shpëtuan.
/ANSA.IT/



