Abdulgadir Masharipov, autori i masakrës së kryer natën e Vitit të Ri në Stamboll është arrestuar nga policia. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.
“Terroristi ka rrëfyer gjithçka”, u ka thënë ai gazetarëve.
Xhihadisti që u mori jetën 39 personave në klubin e natës “Reina” është kapur gjatë një aksioni në banesën e një mikut të tij kirgis në lagjen europiane të kryeqytetit, Esenyurt. Ai është arrestuar ndërsa ndodhej në shoqërinë e tij dhe tre grave, përkatësisht egjiptiane, senegaleze dhe somaleze.
Masharipov ia ka dalë të largohet menjëherë pas sulmit duke u shtirur si një prej viktimave. Policia turke ka thënë se ai ka lindur në vitin 1983, flet katër gjuhë të huaja dhe është stërvitur në Afganistan.



