Bamirësitë e George Michael, zbulohet pas vdekjes një prej “mrekullive” të këngëtarit

Bamirësitë e George Michael, zbulohet pas vdekjes një prej “mrekullive” të këngëtarit

Për bamirësitë e këngëtarit George Michael, i cili ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, nisi të flitet vetëm pas vdekjes së tij. Disa histori nisën të qarkullonin në rrjet duke treguar anën humane të këngëtarit të njohur të viteve ’80-’90. Një prej tyre është edhe historia e Lynette Gillard dhe burrit të saj Nathan Hart, të cilët kanë udhëtuar 600 km për të nderuar kujtimin e këngëtarit.

Arsyeja është se ata kanë zbuluar pas vdekjes së tij se ai ishte dhuruesi i një shume prej 10 mijë eurosh, e cila u ka mundësuar fekondimin artificial. Gruaja ishte shfaqur në një emission në vitin 2008, ku kishte shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë, por nuk kishte mundësinë për të paguar procedurën.

Michael e ka parë këtë emission dhe u ka telefonuar autorëve duke u ofruar shumën, me kushtin që të mbetej dhurues anonim. Kjo gjë ka mbetur e tillë deri pak ditë pas vdekjes së këngëtarit. Prindërit e rinj kanë vendosur t’i vënë fëmijës emrin e këngëtarit. Ata thonë se Michael u ka ndryshuar jetën.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy