
Numri i civilëve të vdekur në Ukrainë e ka tejkaluar shifrën 3000.
Sipas të dhënave të fundit nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (Ohchr), të cituara nga Guardian, 3 153 civilë të vdekur janë konfirmuar pas pushtimit rus të 24 shkurtit.
Si gjithmonë, Ohchr kujton se këto janë vrasje të verifikuara, por se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.
Kujtojë se zyra e OKB ka bërë me dije se që nga fillimi i luftës në Ukrainë 5.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi, ku pjesa më e madhe janë gra dhe fëmijë pasi një pjesë e burrave nuk lejohen të ikin.



