Seanca e sotme në Kuvend/ Dyrnjaja: Nuk ka pasur parlamentarizëm ndonjëherë në Shqipëri

Seanca e sotme në Kuvend/ Dyrnjaja: Nuk ka pasur parlamentarizëm ndonjëherë në Shqipëri

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë në pritje të interpelancës me kryeministrin Edi Rama, lidhur me implikimet e tij me të akuzuarin, ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal, kaloj në bojkot dhe akuza nga deputetët.

Lidhur me këtë, gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, tha se krahas ditës së sotme që ishte e shëmtuar, u dëshmia se në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë parlamentarizëm.

Nëse do të bënim një analizë, ishte nëj gjë e shëmtuar, pa kripë, pa kulturë, vetëm parlament nuk mund ti thuash, ishin dy krahë që nuk ndërvepronin.

Kryeministri duhet të ishte aktori dhe objekti kryesor sepse kishte një kërkesë për interpelancë nga deputeti Gazment Bardhi, por që nuk ndodhi sepse ai ia kishte deleguar Elisa Spiropalit që është marioneta kryesore politike e tij. Ka degraduar aq shumë kjo historia se si Rama e denigron parlamentin sa tani ka nisur të delegojë vetveten te dikush.

Nuk është hera e parë që e shohim parlamentin kështu. Po të kthehemi vite pas, me zonjën Topalli, ka qenë e ngjashme historia kur kryeministër ishte Berisha. Të majtët ishin aty, bodyguardët po aty dhe ky nuk është problem as i PD-së as i PS-së, por se si ne kemi konceptuar demokracinë dhe parlamentarizmin. Nuk ka patur parlamentarizëm në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që shohim parlamentin kështu, nuk ka pasur parlamentarizëm ndonjëherë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy