Zgjedhjet në Malin e Zi, Zenka: Komunën e Ulqinit do ta udhëheqin partitë nacionale shqiptare (VIDEO)

Zgjedhjet në Malin e Zi, Zenka: Komunën e Ulqinit do ta udhëheqin partitë nacionale shqiptare (VIDEO)

Deputeti i Kuvendit të Malit të Zi, Meto Zenka ka folur përmes një lidhjeje “Skype” në studion e lajmeve të MCN TV për zgjedhjet vendore në vendin fqinj. Zenka tha se komunën e Ulqinit do ta udhëheqin partitë nacionale shqiptare dhe se ka shumë besim se koalicioni i tij mund të krijojë shumicën.

Komunën e Ulqinit do ta udhëheqin partitë nacionale shqiptare. Koalicioni në të cilën bën pjesë dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka fituar 14 mandate. Koalicioni dëshiron të ketë një bosht të përbashkët për të udhëhequr komunën e Ulqinit në 4 vitet e ardhshme. Kam besim se koalicioni im mund të krijojë shumicën, shifrat na favorizojnë.

Zenka tha se Abazoviç nuk është bërë ende si kryeministër dhe mund të flasë si i tillë vetëm kur të mandatohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy