Vendimi për kapobandën e Lushnjës, reagon Gjykata Kushtetuese: Nuk u shfuqizua burgimi i përjetshëm për Aldo Baren

Vendimi për kapobandën e Lushnjës, reagon Gjykata Kushtetuese: Nuk u shfuqizua burgimi i përjetshëm për Aldo Baren

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ditën e sotme pas lajmeve se kjo gjykatë ka shfuqëzuar vendimin e burgimit të përjetshëm për Aldo Bare.

Në një deklaratë për media gjykata thotë se nuk ka shfuqizuar vendimin për dënim me burg të përjetshëm të ish-kreut të Bandës së Lushnjës.

Gjykata sqaron se ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe ka dërguar çështjen për rishqyrtim.

“Aktualisht, çështja ndodhet në fazën procedurale të shpalljes të vendimit, konform parashikimeve të ligjit procedural dhe në përputhje me afatin ligjor, dhe menjëherë pas shpalljes vendimi do të jetë në dispozicion të palëve në proces dhe publikut. Për sa më sipër, sqarojmë se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka dërguar çështjen për rishqyrtim në  Gjykatën e Lartë. Vendimi i saj nuk ka cenuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda, nga ku rezulton se kerkuesi është dënuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.  

Gjykata sqaron se ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit   nr.00-2015-2087, datë 02.07.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy