
Bilanci që ka shkaktuar bota kriminale përgjatë vitit 2022, për ish-drejtuesin e policisë Shemsi Prençi, është më e ulët krahasuar me vitin e kaluar, porse më e mirorganizuar në aspektin e krimit dhe atentateve.
Prençi, tha në “MCN live”, se përgjatë një viti ka pasur 23 atentate, dhe marrë shkas nga këto, policia ka bërë më shumë hapa pas.
Sipas tij, kjo është dëshmuar edhe nga ndihma qe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dhënë në identifikimin e shumë figura kriminale për të cilat më pas ka vepruar policia dhe Prokuroria.
Ka disa indikator matës të cilët kanë nxjerrë krimin në dy aspekte, atë të krimit njerëzor, dhe të krimit ekonomik.
Policia në raportin e saj thotë se në harkun kohor prej 11 muajve, kishte 16 vrasje më pak se vitin e kaluar, por në aspektin e kriminalitetit dhe të impaktit me krimin ka pasur krime shumë më të rënda, mbi 23 atentate me 1, 2, 3, të vrarë në vendngjarje, të cilat ishin mirorganizuar si akte.
Pra në aspektin e organizimit, krimi i organizuar ka ecur më shumë përpara, teksa policia këtu ka bërë hapa pas, dhe kjo është parë edhe në faktin se po të mos ishte rasti i të penduarit Dumani, i cili bëri të kaloj klasën policia dhe prokuroria, zbardhja e këtyre rasteve do të ishte zero.



