Ndoka: Rama tenton të dhunojë opozitën dhe qytetarët. Protestat do të vazhdojnë akoma më të ashpra (VIDEO)

Ndoka: Rama tenton të dhunojë opozitën dhe qytetarët. Protestat do të vazhdojnë akoma më të ashpra (VIDEO)

Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se Rama tenton të dhunojë opozitën në të drejtat e veta kushtetuese dhe qytetarët e thjeshtë që protestojnë.

Sipas Ndokës, mosbindja civile dhe protestat do të vazhdojnë.

Së pari ne kemi përballë një kryeministër arrogant, prepotent që nuk e duron opozitën. Ky është akoma dhe më drejt humnerës, nuk pranon as kundërshtitë, mendimin ndryshe, nuk i pranon qytetarët e tij duke i manifestuar këto qëndrime, rasti i fundit ishte në Britaninë e Madhe. Mediat ndërkombëtare e patën lajm të parë që kryeministri dhunon qytetarët e tij. Ishte e dirigjuar nga Rama, të gjithë i kemi pasur informacionet që disa qytetarë shqiptarë do të dilnin të protestonin kundër Ramës, për faktin që ata e kanë prekur atë vend për shkak të represionit të këtij kryeministri.

Ky personazh nuk i duroi dhe në sallë, edhe pse nuk po krijonin probleme.

Ky kryeministër kur ishte në opozitë bllokonte rrugë, digjte goma, bënte revolucione. PS gati sa nuk e dërgoi vendin në greminë në ’97. Sot tenton të dhunojë opozitën në drejtat e veta kushtetuese, kërkon të dhunojë qytetarët e thjeshtë që protestojnë.

As do frikësohemi, protestat do të vazhdojnë mosbindja civile do të vazhdojë, më e ashpër dhe më ballore.

Kjo qeveri ka vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk i zbaton. Ky pushtet ka gllabëruar dhe shtetin në tërësi .

Pjesa e qeverisë teknike, nuk fitohet me këtë kauzë, duke marrë pjesë ose jo në Reformën Zgjedhore, por fitohet si në Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy