Itali/ Salvini fton Di Maion në negociata për koalicion

Itali/ Salvini fton Di Maion në negociata për koalicion

Pesë javë pas zgjedhjeve, Italia nuk ka ende qeverinë e re. Duket se partia më e madhe, Lëvizja Pesë Yjet, dhe partia më e madhe e koalicionit fitues, Lega, nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët.

Lideri i Legës, Mateo Salvini, pasi një takimi me aleatin e Forza Italias, Silvio Berluskoni, tha se është 51% i bindur se ekziston mundësia që të formohet një qeveri mes qendrës së djathtë dhe Lëvizjes 5 Yjet.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Lëvizjes 5 Yjet. Luigi di Maio “Mundësitë që Lëvizja 5 Yjet të hyjë në të njëjtën qeveri me Berluskonin dhe turmën e së djathtës së qendrës janë zero”, ka shkruar ai në Tuiter.

Cila është dalja nga ky ngërç?  Salvini thotë se mund të përsëriten zgjedhjet. “Nëse nuk ka një qeveri serioze, do të rikthehemi në kutitë e votimit. Nuk mund të bëhemi rrota e fundit e karrocës. Do të bëj të pamundurën për t’i dhënë vendit qeverinë. Ndihem gati të marr drejtimin e vendit, por vetëm me një maxhorancë të qartë. Ne kemi nevojë për një marrëveshje të shkruar me Lëvizjen 5 yjet”, tha Salvini.

Replikat në distancë mes të dyve kanë vijuar në kanale të ndryshme, por duket se një marrëveshje për koalicioni është ende larg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy