Çako dhe ushtria “mësyjnë” te Kryeministria (VIDEO)

Çako dhe ushtria “mësyjnë” te Kryeministria (VIDEO)

Menjëherë pasi u mësuan komplikacionet te 50 militantët demokratë, në vendin e ngjarjes mbërritën eksperët e policisë dhe ushtrisë. Vetë kryepolici Haki Çako dhe krerët e Policisë së Tiranës inspektuan punën e specialistëve.

Prezenca e pëllumbave në vendin ku 50 militantë të Partisë Demokratike pësuan lëndime trupore, ndoshta ka kuptimin se nuk qëndron asnjë teori konspirative se ata mund të jenë helmuar nga dikush. Megjithatë, specialistë të ushtrisë u ndodhën para kryeministrisë këtë të dielë, për të analizuar çdo provë apo rrethanë që mund të ketë ndikuar në rëndimin e shëndetit të demokratëve. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe vetë kryepolici Haki Çako, i cili siç duket në këto pamje, inspektoi kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës ishin gjithashtu të pranishëm para kryeminsitrisë, ku ndodhi edhe ngjarja ende e pashpjegueshme. Krerët e policisë ishin të pranishëm për të mësuar ecurinë e hetimeve. Deri më tani mësohet se nuk është gjetur ndonjë lëndë helmuese, megjithatë vijon ekspertiza dhe të gjitha materialet që do të gjenden në vendin e ngjarjes, nëse do të ketë të tilla, do të dërgohen në laboratorët e policisë dhe ushtrisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy