Punëtorët e inceneratorit në Fier janë ngritur ditën e sotme sërish në protestë, pasi nuk kanë marrë ende pagat.
Administratori Faraudin Arapi u tha se do u kalonin 4 paga, por sipas punëtorëve ende nuk u ka kaluar asnjë para.
Punëtorët e inceneratorit të Fierit nuk kanë lejuar makinat me mbetje që vijnë nga bashkitë Roskovec, Patos, Lushnje të hyjnë dhe të shkarkohen.
Punonjësit kanë hyrë në muajin e pestë pa marrë rroga, ndërsa kanë bërë me dije se do të qëndrojnë aty derisa të marrin pagat.
Punonjësit shtojnë se do të futen në grevë urie nëse nuk marrin pagesat.



