“Princi Vidi dhe Shqipëria” është libri më i ri i studiuesit Marenglen Kasmi, që mbulon një periudhë të shkurtër mars-shtator 1914 të Shqipërisë, por me shumë rëndësi për shtetformimin, ndërkohë që preket në mënyrë të zgjeruar një figurë si Princi Vidi që ishte zgjedhje e Fuqive të Mëdha për atë që u quajt Principata e Shqipërisë.
Në studion e lajmeve në MCN Tv, Marenglen Kasmi tha se ka trajtuar në libër frymën e kohës, mënyrën si shihet Vidi, qeverisja e tij dhe personazhet politikë nëpërmjet shtypit gjerman.
Duke vijuar më tej, Kasmi sqaroi se ka bërë një ballafaqim të raporteve nga shtypi gjerman i kohës për figurën e Princit dhe dokumenteve arkivore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin.
Kush ishte princ Vidi? Princ Vidi deri në momentin që do zgjidhej nga fuqitë e mëdha me propozim të Austo-Hungarisë dhe të Italisë ishte kapiten i kavalerisë gjermane i cili shërbente në Potsdam, në një kazermë shumë të njohur ku shërbenin kryesisht aristokratët gjermanë të asaj kohe. Një familje relativisht e njohur në historinë gjermane, por që me kalimin e viteve e kishte humbur shkëlqimin e saj dhe u bë e njohur pikërisht në momentin që po përflitej për tu zgjedhur si princ i Shqipërisë. Vjen nga një pjesë e jetës së tij, kur kryente thjesht një shërbim ushtarak.
Arsyeja pse do zgjidhej princ Vidi është interesante. E parë është se ndërmjetësja kryesor në këtë zgjedhje ishte halla e tij, mbretëresha e Rumanisë që vinte nga familja Vid dhe ndikoi në këtë zgjedhje, por arsyet për zgjedhjen e tij ishin kryesisht pragmatiste. E para vinte një person i cili nuk ishte i njohur nga fusha politike, nuk kishte ambicie dhe asnjë lloj ndikimi.
Gjermania si atëherë, por edhe më vonë ishte neutrale sa i përket interesave me Shqipërinë, e para interesi ishte i vogël. E dyta ishte protestant, nuk i përkiste asnjërës prej 3 përkatësive kryesore në Shqipëri dhe si i tillë mendohej se do ishte i paanshëm dhe vinte nga një familje aristokrate, por e varfër, dhe Austo-Hungaria dhe Italia mendonin se do e kishin më lehtë në kontroll gjatë kohës që do të mbretëronte në Shqipëri.
Zgjedhja u pranua dhe nga fuqitë e tjera mëdha, pavarësisht se ishin 20 kandidatura të tjera të mëdha që qarkullonin për këtë kandidaturë të rëndësishme, por Vidi e pranoi duke ngurruar dhe duke vënë si kush kryesor një mbështetje financiare që do merrte nga fuqitë e mëdha.
Është një person që hyn vrullshëm edhe në jetën politike gjermane sepse në momentin kur u mor vendimi tërhoqi vëmendjen dhe në shtypin gjerman të kohës dhe në politikën gjermane dhe për më tepër në Shqipëri ku pritej me shumë interes.
Sepse në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913 u vendos që Shqipëria të shpallej një principatë e pavarur dhe jo një Mbretëri. Po të shohim mënyrën e organizimin dhe pritjes, shqiptarët e konsiderojnë atë si mbret. I pari që do e quante me këtë titull, kur delegacioni shqiptar shkoi në Noivid t’i çonte kurorën është Esat Pasha që i thotë mbreti Shqipërisë. Vetë Vidi herë shkruante princ dhe herë mbret, pra dhe ai ka një qëndrim të lëkundur në këtë pikë.
Bashkëshortja rridhte nga një degë e familjes mbretërore të Potsdamit, e cila është shumë e njohur në Potsdamin e fillim viteve 1900, kohë dhe kur u martua me Vidin i cili ishte oficer në kazermë. Ishte e njohur në rrethet aristokrate se kishte një sallon ku bëheshin takime, ishte e dhënë pas jetës kulturore. Në kohën kur erdhi në Shqipëri ishte këshilltarja më kryesore e Vidit kur vjen puna për të marrë disa vendime kyçe sepse Vidi në mënyrë të pashpjegueshme edhe pse vinte me një formim ushtarak në momente të caktuara nguronte të merrte vendime të shpejta. Në Shqipëri asokohe situata ndërronte me orë, kemi parasysh kryengritjen ndaj tij, problemet me Esat Pashën, lufta e Parë Botërore. E shoqja është personi që vlerësohet nga shumë dëshmitarë si këshilltare politike e fuqishme dhe me ndikim dhe ajo ishte pjesë e kësaj vendimmarrje për të mos thënë që ishte ajo që ndikoi më shumë tek Vidi në fillim.
Unë kam trajtuar frymën e kohës, mënyrën si shihej Shqipëria, Vidi, qeverisja e tij, kushtet, personazhet historik, politikë të kohës nëpërmjet shtypit gjerman. Përmenda pak më parë që interesi për Vidin ishte i madh, po ashtu edhe ndaj Shqipërisë se po ngrihej një shtet i ri nga fuqitë e mëdha në një vend që deri në atë kohë nuk ishte shumë i madh.
U dërguan reporterë nga gazetat kryesore gjermane në Durrës, Vlorë që të raportonin në kohë. Nuk duhet të harrojmë që jemi në kohën kur gazetaria luante rol në vendimmarrjen politike se ishte kanali i vetëm i komunikimit dhe informimit. Sesa merrej parasysh vështirë të thuash.
Në libër i kam krahasuar raportet e gazetave që flasin për Vidin dhe me dokumentacionin arkivor të arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin vjen në formë të plotë raporti, sepse janë të ballafaquara me njëra-tjetrën.
Vidi ishte sa i mbarë, aq dhe i mbrapshtë. Fillimisht u prit me entuziazëm, pas ardhjes së tij, filluan revoltat ndaj tij, se shqiptarët menduan se ardhja e ‘mbretit kaurr’ do zgjidhje çdo problem të Shqipërisë me një të rënë të lapsit.



