Procesi i ndërmjetësimit të pronës, Laçej: Ndërmjetësit duhet të kenë të njëjtin akses si noterët

Procesi i ndërmjetësimit të pronës, Laçej: Ndërmjetësit duhet të kenë të njëjtin akses si noterët

Zv. kryetari i dhomës së noterëve Fatmir Laçej në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Economy e cilësoi si pozitive daljen e ligjdit për ndërmjetësuesin të cilin tha se ata si dhoma e  noterëve e kanë mbështetur.

Ai tha se ndërmjetësuesit duhet të kenë të njëjtin akses si noterët sepse ka dhe raste kur një ndërmjetësues bën diçka më të shpejtë dhe kjo nuk është në rrugën e duhur ligjore.

Sipas tij noterët kanë një sistem të tyren elektronik që punojnë dhe në këtë kuadër kanë bërë dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

Ne në fakt kemi mirëpritur daljen e ligjit për ndërmjetësit e kemi përkrahur që në fillim kur nuk ishte krijuar shoqata e ndërmjetësve. Kjo është pozitive sepse një profesion i lirë i cili më në fund u arrit të kishte kuadrin e vetë ligjor se ndoshta ishte ndër profesionet e fundit të lira që se kishte këtë kuadër ligjor. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me to, klienti mbetet ndërmjetës, të gjej klientët dhe ti sjellë në zyrën e noterisë që ky i fundit më pas të kryejë transaksionit. Ne tashmë kemi një ndërmjetësues të licencuar se pavarësisht se ekzistonin më parë kompanitë tashmë kemi një kuadër ligjor për to dhe punojmë në fushën e transaksioneve të pasurive të paluajtshme por që dhe klientët të kenë më parë një informim për punën që do të bëjnë. Bëhet fjalë për kalimet e pronësisë faktike, jo ligjore sepse një i kryer ligjërisht duhet të kalojë përmes një kontrate dhe noteri duhet të mbajë përgjegjësi deri në fund.

Noterët kanë një sistem të tyren elektronik që punojnë i quajtur NISA dhe në këtë kuadër ne kemi bërë dhe marrëveshjet tona të bashkëpunimit dhe një nga to është ajo me kadastrën por shohim se jo çdo gjë ecën siç e kërkojmë por hera-herës dhe sistemet nuk përputhen. Nëse kjo do të arrihej do të ishte diçka pozitive por ndërmjetësuesit duhet të kenë të njëjtin akses si noterët sepse ka dhe raste kur një ndërmjetësues bën diçka më të shpejtë dhe kjo nuk është në rrugën e duhur ligjore. Por ka dhe raste që bëhen dhe kjo kërkon një rregullshmëri në afatet dhe dorëzimet e aplikimeve sepse kurrsesi një aplikim i mëvonshëm të dalë më parë se ai i bërë dy javë më parë. Aksesin duhet ta kenë dhe ndërmjetësit është pozitive. Një profesion i lirë mjaft interesant në ndihmë të qytetarëve kemi një treg mjaft informal dhe ju takon shoqatës për të eliminuar këto persona që luajnë rolin e ndërmjetësit me qytetarët dhe nuk janë të regjistruar dhe nuk kanë informimin e duhur. Nuk mund të marrin fitimin e tyre në mënyrë jo formale vetëm se njohin një pronë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy